Mister në Përmet: Tre qytetarë të zhdukur në të njëjtën rrugë, komuniteti i tronditur
Përmet – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Përmetit, ku tre qytetarë janë zhdukur në të njëjtën vijë rrugore, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe misterioze.
Agron Çumani është parë për herë të fundit para tre ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë, dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur jetën prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë gjurmë nga familjarët, komuniteti apo autoritetet policore.
Kjo situatë ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës. Pse nuk po kryhen hetime të thelluara? Pse nuk janë marrë në pyetje personat dyshuar? A mund të ketë dikush që fshihet pas këtyre zhdukjeve, ndoshta një person i rrezikshëm ose me probleme mendore?
Disa spekulojnë se mund të ketë një lidhje me lumin Vjosë, megjithatë deri tani nuk është gjetur asnjë provë që ta mbështesë këtë hipotezë. Misteri i zhdukjes mbetet i pazgjidhur, ndërsa çdo vit një qytetar përmetar zhduket pa shpjegim.
Komuniteti kërkon përgjigje të shpejta dhe veprime konkrete nga autoritetet për të zbardhur këtë fenomen shqetësues që ka tronditur qytetin.
