Tentativë grabitjeje me armë në një bankë në Tiranë, kapet autori

Një tentativë grabitjeje me armë është shënuar këtë të enjte në Tiranë, pranë zonës së ish-Parkut. Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njoftonte për një grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë, pranë rrugës “Muhamed Llagami”. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar…

1 minute

Read Time

img 1770

Një tentativë grabitjeje me armë është shënuar këtë të enjte në Tiranë, pranë zonës së ish-Parkut.

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njoftonte për një grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë, pranë rrugës “Muhamed Llagami”. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar perimetrin.

Sipas raportimit të A2 CNN, autori i dyshuar ka tentuar të kryejë grabitjen i armatosur me një armë automatike tip kallashnikov, duke shkaktuar panik te punonjësit e bankës dhe qytetarët në zonë.

Policia ka arritur të neutralizojë dhe të arrestojë autorin, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ambulancë për të ofruar ndihmë në rast nevoje, por deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

img 1770

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports