Malishevë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Morina

Pas një kërkimi intensiv që zgjati gjithë natën, Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë që tronditi dje Malishevën. Bëhet fjalë për Astrit Isufin, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri vëllezërit Naim dhe Driton Morina, përballë shtëpisë së tyre, ndërkohë që familja po ndodhej në ditë zie për…

2 minutes

Read Time

img 8631

Pas një kërkimi intensiv që zgjati gjithë natën, Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë që tronditi dje Malishevën.

Bëhet fjalë për Astrit Isufin, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri vëllezërit Naim dhe Driton Morina, përballë shtëpisë së tyre, ndërkohë që familja po ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.

Sipas Policisë, arrestimi u krye sot në mëngjes, rreth orës 06:30. I dyshuari u gjet i plagosur dhe pas ndihmës së parë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari. Ai ka qenë i plagosur dhe pas ndihmës së parë është dërguar për trajtim në QKUK,” deklaroi drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Nga të dhënat paraprake nuk dihet ende se si u plagos Astrit Isufi, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka tentuar të vetëvritet pas krimit.

Prokuroria Themelore e Gjakovës konfirmoi arrestimin në një deklaratë zyrtare:

“Lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.”

Krimi ndodhi të enjten paradite, rreth orës 11:00. Sipas familjarëve, Astriti qëlloi dy vëllezërit e gruas së tij para syve të njerëzve, pak ditë pas varrimit të babait të tyre.

“U kthye dhe i vrau para syve tanë. Edhe babën e kishim varrosë para pak ditësh,” tregoi një i afërm i familjes për mediat.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe reagime të forta në opinionin publik, duke u bërë një ndër rastet më shqetësuese të ditëve të fundit në Kosovë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

img 8631

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports