Aksident tragjik në Lezhë–Milot, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja ka përfshirë dy automjete, njërin me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, dhe tjetrin me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit…

1 minute

Read Time

img 8663

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ka përfshirë dy automjete, njërin me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, dhe tjetrin me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit R. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, A. H., 52 vjeç.

Hetimet e para dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit që drejtohej nga A. Gj., i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar kushtet e qarkullimit në zonë.

Drejtuesi i dehur është arrestuar në flagrancë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në rrugë, veçanërisht gjatë kushteve atmosferike të vështira.

img 8663

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports