,

Mister në Përmet: Tre qytetarë të zhdukur në të njëjtën rrugë, komuniteti i tronditur

Përmet – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Përmetit, ku tre qytetarë janë zhdukur në të njëjtën vijë rrugore, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe misterioze. Agron Çumani është parë për herë të fundit para tre ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë, dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e…

1 minute

Read Time

img 8630

Përmet – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Përmetit, ku tre qytetarë janë zhdukur në të njëjtën vijë rrugore, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe misterioze.

Agron Çumani është parë për herë të fundit para tre ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë, dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur jetën prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë gjurmë nga familjarët, komuniteti apo autoritetet policore.

Kjo situatë ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës. Pse nuk po kryhen hetime të thelluara? Pse nuk janë marrë në pyetje personat dyshuar? A mund të ketë dikush që fshihet pas këtyre zhdukjeve, ndoshta një person i rrezikshëm ose me probleme mendore?

Disa spekulojnë se mund të ketë një lidhje me lumin Vjosë, megjithatë deri tani nuk është gjetur asnjë provë që ta mbështesë këtë hipotezë. Misteri i zhdukjes mbetet i pazgjidhur, ndërsa çdo vit një qytetar përmetar zhduket pa shpjegim.

Komuniteti kërkon përgjigje të shpejta dhe veprime konkrete nga autoritetet për të zbardhur këtë fenomen shqetësues që ka tronditur qytetin.

img 8630

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports