,

Tiranë/Sot protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Sot, me fillim nga ora 17:00, në Tiranë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë. Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka njoftuar se mbi 60 autobusë me…

1 minute

Read Time

img 7183

Sot, me fillim nga ora 17:00, në Tiranë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka njoftuar se mbi 60 autobusë me qytetarë pritet të nisen nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Tiranës për të marrë pjesë në këtë tubim.

Sipas organizatorëve, protesta synon të denoncojë “padrejtësitë që po u bëhen ish-drejtuesve të UÇK-së” gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

Ngjarje të ngjashme janë zhvilluar më herët në Prishtinë dhe para Gjykatës Speciale në Hagë, ku qytetarë e ish-luftëtarë të UÇK-së kanë kërkuar trajtim të drejtë dhe të paanshëm për të akuzuarit.

Autoritetet shqiptare kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës dhe për garantimin e rendit publik gjatë zhvillimit të saj në qendër të Tiranës.

img 7183

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports