Tiranë – Foshnja humb jetën gjatë lindjes, nën akuzë dy gjinekologë të maternitetit “Koço Gliozheni”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë të maternitetit “Koço Gliozheni”, me inicialet E.V. dhe A.H., të cilët akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Hetimet u nisën pas kallëzimit të bërë nga A.Z., e cila humbi foshnjën e saj gjatë…

1 minute

Read Time

img 7182

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë të maternitetit “Koço Gliozheni”, me inicialet E.V. dhe A.H., të cilët akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Hetimet u nisën pas kallëzimit të bërë nga A.Z., e cila humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të rënda të shkaktuara gjatë përdorimit të forcepsit, një instrument obstetrik që përdoret kur lindja natyrale ngec ose kur ndërhyrja kirurgjikale vonohet.

Ekspertiza thekson se dëmtimet nuk kanë qenë rezultat i një komplikacioni të paparashikueshëm, por pasojë e mungesës së ndërhyrjes në kohë, e cila, sipas mjekëve ligjorë, do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte kryer me operacion cezarian, siç ishte planifikuar fillimisht.

Prokuroria pritet t’ia përcjellë dosjen Gjykatës për shqyrtim, ndërsa të dy mjekët do të përballen me drejtësinë për të dhënë llogari lidhur me rastin tragjik që ka tronditur opinionin publik.

img 7182

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports