Tiranë – Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në periferi të kryeqytetit
Një 30-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ku si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur Elvis Visha, me banim në Tiranë.
I riu ka marrë një plagë në krah dhe është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i autorit mbetet i panjohur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Grupi hetimor po punon në terren, ndërsa uniformat blu po kryejnë shoqërime dhe verifikime në zonë për të siguruar prova apo dëshmi të mundshme.
