Tiranë – Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në periferi të kryeqytetit

Një 30-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ku si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur Elvis Visha, me banim në Tiranë. I riu ka marrë një plagë në krah dhe është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin…

1 minute

Read Time

img 9624

Një 30-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ku si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur Elvis Visha, me banim në Tiranë.

I riu ka marrë një plagë në krah dhe është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i autorit mbetet i panjohur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Grupi hetimor po punon në terren, ndërsa uniformat blu po kryejnë shoqërime dhe verifikime në zonë për të siguruar prova apo dëshmi të mundshme.

img 9624

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports