Tiranë- I riu bie nga lartësia e pallatit, përfundon në spital
Një i ri 27-vjeçar është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë:
“Në rrugën ‘Thoma Koxhaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”
Gjendja shëndetësore e të riut nuk bëhet ende e ditur, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
