Nuk ka paqe për Gazën/Të paktën 65 të vdekur pasi Netanyahu urdhëroi sulme të reja
People look on as Hamas militants carry a body retrieved from a tunnel in an area north of Khan Yunis in the southern Gaza Strip on October 28, 2025. Israel's military on October 28 accused Hamas of staging its search for the remains of a Gaza hostage body, one of 28 the group had agreed to hand over under a ceasefire deal. Hamas says it is committed to the ceasefire terms, but lacks the equipment needed to locate and excavate hostage bodies potentially buried under buildings collapsed by air strikes. (Photo by Bashar TALEB / AFP) (Photo by BASHAR TALEB/AFP via Getty Images)
Të paktën 65 persona u vranë që nga dje, pas urdhrit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të kryer sulme të reja në Rripin e Gazës, ndërsa ai akuzoi grupin militant Hamas për shkelje të marrëveshjes.
Sipas raporteve, urdhri për sulme erdhi pas dorëzimit të eshtrave të një pengu tjetër — të cilat më vonë rezultuan se nuk i përkisnin asnjërit prej 13 personave që aktualisht mbahen në enklavë. Njëkohësisht, në pjesën jugore të Gazës janë regjistruar shkëmbime zjarri midis Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe militantëve të lidhur me grupin Hamas.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrojti sulmet e Izraelit, duke thënë se ato ishin të justifikuara sepse, sipas tij, “ata vranë një ushtar izraelit” — një koment që nuk përmendi drejtpërdrejt Hamasin. “Izraeli ka të drejtë të hakmerret. Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet,” deklaroi Trump, duke shtuar se armëpushimi nuk është në rrezik dhe se “asgjë nuk do ta rrezikojë atë.”
