,

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet perëndimin e Turqisë, pas një me magnitutë 6.1 natën e kaluar

Perëndimi i Turqisë u trondit mëngjesin e së martës nga një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter, sipas të dhënave të konfirmuara nga institucionet sizmologjike. Epiqendra e lëkundjes u regjistrua në koordinatat 39.186° gjerësi veriore dhe 28.293° gjatësi lindore, në një thellësi prej vetëm 7 kilometrash, gjë që e bëri të ndjeshme në sipërfaqe. Lëkundjet u…

1 minute

Read Time

img 7698

Perëndimi i Turqisë u trondit mëngjesin e së martës nga një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter, sipas të dhënave të konfirmuara nga institucionet sizmologjike. Epiqendra e lëkundjes u regjistrua në koordinatat 39.186° gjerësi veriore dhe 28.293° gjatësi lindore, në një thellësi prej vetëm 7 kilometrash, gjë që e bëri të ndjeshme në sipërfaqe.

Lëkundjet u ndjenë më fort në zonat pranë Sındırgı, rreth 12 km nga epiqendra, si dhe në qytetin Balıkesir, rreth 62 km në veri-perëndim, me një popullsi prej afro 238 mijë banorësh. Tërmeti ndodhi në orën 07:54 UTC (10:54 me orën lokale) dhe zgjati vetëm disa sekonda, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Ky ishte tërmeti i dytë brenda pak orësh, pasi një tërmet më i fuqishëm, me magnitudë 6, kishte tronditur të njëjtën zonë rreth orës 23:00 të natës së kaluar. Autoritetet turke u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile për të mbrojtur veten nga pasgoditjet e mundshme.

img 7698

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports