Nuk ka paqe për Gazën/Të paktën 65 të vdekur pasi Netanyahu urdhëroi sulme të reja

Të paktën 65 persona u vranë që nga dje, pas urdhrit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të kryer sulme të reja në Rripin e Gazës, ndërsa ai akuzoi grupin militant Hamas për shkelje të marrëveshjes. Sipas raporteve, urdhri për sulme erdhi pas dorëzimit të eshtrave të një pengu tjetër — të cilat më vonë…

1 minute

Read Time

palestinian israel conflict

Të paktën 65 persona u vranë që nga dje, pas urdhrit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të kryer sulme të reja në Rripin e Gazës, ndërsa ai akuzoi grupin militant Hamas për shkelje të marrëveshjes.

Sipas raporteve, urdhri për sulme erdhi pas dorëzimit të eshtrave të një pengu tjetër — të cilat më vonë rezultuan se nuk i përkisnin asnjërit prej 13 personave që aktualisht mbahen në enklavë. Njëkohësisht, në pjesën jugore të Gazës janë regjistruar shkëmbime zjarri midis Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe militantëve të lidhur me grupin Hamas.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrojti sulmet e Izraelit, duke thënë se ato ishin të justifikuara sepse, sipas tij, “ata vranë një ushtar izraelit” — një koment që nuk përmendi drejtpërdrejt Hamasin. “Izraeli ka të drejtë të hakmerret. Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet,” deklaroi Trump, duke shtuar se armëpushimi nuk është në rrezik dhe se “asgjë nuk do ta rrezikojë atë.”

palestinian israel conflict

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports