Një tjetër tërmet i fuqishëm godet perëndimin e Turqisë, pas një me magnitutë 6.1 natën e kaluar
Perëndimi i Turqisë u trondit mëngjesin e së martës nga një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter, sipas të dhënave të konfirmuara nga institucionet sizmologjike. Epiqendra e lëkundjes u regjistrua në koordinatat 39.186° gjerësi veriore dhe 28.293° gjatësi lindore, në një thellësi prej vetëm 7 kilometrash, gjë që e bëri të ndjeshme në sipërfaqe.
Lëkundjet u ndjenë më fort në zonat pranë Sındırgı, rreth 12 km nga epiqendra, si dhe në qytetin Balıkesir, rreth 62 km në veri-perëndim, me një popullsi prej afro 238 mijë banorësh. Tërmeti ndodhi në orën 07:54 UTC (10:54 me orën lokale) dhe zgjati vetëm disa sekonda, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Ky ishte tërmeti i dytë brenda pak orësh, pasi një tërmet më i fuqishëm, me magnitudë 6, kishte tronditur të njëjtën zonë rreth orës 23:00 të natës së kaluar. Autoritetet turke u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile për të mbrojtur veten nga pasgoditjet e mundshme.
