Nga 12 tetori hyn në fuqi sistemi i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen, Balluku shpjegon si do të funksionojë”

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi rregullat e reja që do të vlejnë për qytetarët jo të BE-së me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve (EES) në zonën Shengen. Sistemi funksionon përmes regjistrimit të të dhënave biometrike – foto dhe gjurmë gishta…

1 minute

Read Time

img 6547

img 6547

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi rregullat e reja që do të vlejnë për qytetarët jo të BE-së me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve (EES) në zonën Shengen.

Sistemi funksionon përmes regjistrimit të të dhënave biometrike – foto dhe gjurmë gishta – dhe të dhënat do të jenë të vlefshme për 3 vjet. Qytetarët duhet të respektojnë rregullin 90/180 ditë, që lejon qëndrimin maksimal 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Mbledhja e të dhënave do të nisë gradualisht në pikëkalimet kufitare nga 12 tetori 2025, ndërsa zbatimi i plotë pritet të përfundojë deri më 10 prill 2026.

Sistemi EES mbledh të dhëna personale si emri, datëlindja, shtetësia, gjinia, dokumenti i udhëtimit, imazhi i fytyrës dhe gjurmët e gishtave. Ai regjistron gjithashtu datën dhe vendin e hyrjeve dhe daljeve, si dhe refuzimet e hyrjes. Punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe mbikëqyrin procesin.

img 6548

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports