Ndërron jetë futbollisti i ri Silvio Dumani – FSHF shpreh ngushëllimet
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të futbollistit të ri të AF Elbasanit, Silvio Dumani, i cili është shuar papritur, duke tronditur komunitetin sportiv.
Në reagimin zyrtar, FSHF e përshkruan Dumanin si një talent të spikatur në zhvillim, të pajisur me vullnet, karakter dhe energji që frymëzonte bashkëlojtarët e tij. Pasioni i tij për futbollin, thuhet në njoftim, e bënte të dallohej si një prej sportistëve më premtues të moshës së tij.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv elbasanas. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Federata në mesazhin e saj.
Lajmi i ndarjes nga jeta së një sportisti kaq të ri ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, bashkëlojtarët dhe të gjithë komuniteti i futbollit shqiptar, ndërsa pritet që nderimet për të të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
