,

Ndërron jetë futbollisti i ri Silvio Dumani – FSHF shpreh ngushëllimet

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të futbollistit të ri të AF Elbasanit, Silvio Dumani, i cili është shuar papritur, duke tronditur komunitetin sportiv. Në reagimin zyrtar, FSHF e përshkruan Dumanin si një talent të spikatur në zhvillim, të pajisur me vullnet, karakter dhe energji që frymëzonte bashkëlojtarët e tij.…

1 minute

Read Time

img 9309

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të futbollistit të ri të AF Elbasanit, Silvio Dumani, i cili është shuar papritur, duke tronditur komunitetin sportiv.

Në reagimin zyrtar, FSHF e përshkruan Dumanin si një talent të spikatur në zhvillim, të pajisur me vullnet, karakter dhe energji që frymëzonte bashkëlojtarët e tij. Pasioni i tij për futbollin, thuhet në njoftim, e bënte të dallohej si një prej sportistëve më premtues të moshës së tij.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv elbasanas. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Federata në mesazhin e saj.

Lajmi i ndarjes nga jeta së një sportisti kaq të ri ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, bashkëlojtarët dhe të gjithë komuniteti i futbollit shqiptar, ndërsa pritet që nderimet për të të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

img 9309

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports