Mesazhi prekës nga Selvija për Shpatin: “Sot do doja të kisha edhe biletën tënde në dorë”
Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh emocional me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Përmes një InstaStory, ajo ka bërë të ditur se po niset drejt Italisë së bashku me djalin e tyre, Roelin.
Krahas pamjeve, Selvije ka publikuar edhe një shkrim prekës, ku shpreh mallin dhe mungesën e madhe për bashkëshortin e saj, duke lënë të kuptohet se do të dëshironte që udhëtimin ta bënin së bashku, ashtu si dikur.

“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, ka shkruar ajo.
Mesazhi i Selvije Jaos ka prekur ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime për familjen, ndërsa dhimbja për humbjen e artistit të dashur vijon të jetë e pranishme.
