, ,

Mimoza Marjanaku rrëfen jetën në konvikt me Parashqevi Simakun: E thjeshtë, harronte që ishte artiste

Aktorja Mimoza Marjanaku ishte e ftuara e radhës në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku foli hapur për sfidat e jetës, emigrimin dhe mallin për familjen. Gjatë bisedës, ajo ndau edhe kujtime nga vitet e studimit, duke zbuluar një detaj interesant nga e shkuara e saj. Marjanaku tregoi se ka jetuar në të…

1 minute

Read Time

img 9921

Aktorja Mimoza Marjanaku ishte e ftuara e radhës në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku foli hapur për sfidat e jetës, emigrimin dhe mallin për familjen. Gjatë bisedës, ajo ndau edhe kujtime nga vitet e studimit, duke zbuluar një detaj interesant nga e shkuara e saj.

Marjanaku tregoi se ka jetuar në të njëjtën dhomë konvikti me artisten e njohur Parashqevi Simakun, duke e përshkruar këngëtaren si një njeri jashtëzakonisht të thjeshtë, që shpesh harronte se ishte një figurë e njohur publike.

“E kam pasur në kurs Parashqevinë. Ajo erdhi disa vite më vonë. Në vit të parë kam qenë në një dhomë me Parashqevinë dhe, pavarësisht se ishte artiste e njohur, ishte konviktore si ne. Kur erdhi në shkollë kishte të njëjtin status si të gjithë. Kemi kaluar shumë mirë. Ajo e harronte faktin që ishte artiste kur ishte me ne, sepse kishte hyrë për të bërë diçka të re. Ishte e thjeshtë”, rrëfeu Marjanaku.

Aktorja u ndal edhe te jeta aktuale e Parashqevi Simakut, duke lënë të kuptohet se figura e saj, sipas saj, është shfrytëzuar ndër vite. Rrëfimi i Marjanakut solli në vëmendje anën njerëzore të artistes së njohur, larg skenës dhe famës, duke nxitur reflektim mbi mënyrën se si trajtohen figurat publike.

img 9921

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports