Mbyllja e segmentit Vorë–Durrës sjell trafik të rënduar në aksin Tiranë–Elbasan

Mbyllja e përkohshme e segmentit të autostradës Vorë–Durrës ka shkaktuar shtim të ndjeshëm të fluksit të mjeteve në drejtimin Tiranë–Elbasan. Si pasojë, në orët e fundit është regjistruar trafik i rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve nga Policia e Elbasanit, qindra automjete që udhëtojnë nga Tirana dhe veriu i vendit drejt jugut kanë zgjedhur të kalojnë përmes Elbasanit, duke e kthyer këtë aks në një nga më të ngarkuarit e ditës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim, duke theksuar se situata është e përkohshme dhe lidhet me investimet infrastrukturore që po kryhen në segmentin Vorë–Durrës.

Autoritetet rrugore po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e automjeteve në rrugë alternative, me qëllim shmangien e vonesave të gjata.

img 7060

About The Author