Masiv shkëmbor shkëputet në Theth, në “Shtegun e dhive” – fatmirësisht pa të lënduar

img 6985

Një masiv shkëmbor është shkëputur sot në zonën e Thethit, në vendin e njohur si “Shtegu i dhive”, një nga atraksionet më të vizituara turistike të veriut të Shqipërisë.

Pamjet e rralla janë filmua nga banori i zonës, Lekë Rraskadoli, i cili ka kapur momentin kur një pjesë e madhe e shkëmbit shkëputet dhe bie me zhurmë në terren.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

“Shtegu i dhive” njihet si një nga pikat më të famshme të Thethit, e frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj për peizazhin e mrekullueshëm malor dhe shtigjet e ecjes në natyrë.

img 6985

Autoritetet lokale pritet të monitorojnë nga afër zonën, për të shmangur rrezikun e shkëputjeve të tjera në ditët në vijim.

About The Author