,

Tragjedi në Azerbajxhan: 19-vjeçarja vetëvritet një ditë pas dasmës, pas kritikave për fustanin e nusërisë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Azerbajxhan, ku një vajzë 19-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht vetëm një ditë pas dasmës së saj, pasi nuk i përballoi dot kritikat e familjes së dhëndrit për fustanin që kishte veshur në ditën e madhe. Sipas mediave të huaja, e reja me emrin Lyaman Mammadli u akuzua nga bashkëshorti…

1 minute

Read Time

img 7653

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Azerbajxhan, ku një vajzë 19-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht vetëm një ditë pas dasmës së saj, pasi nuk i përballoi dot kritikat e familjes së dhëndrit për fustanin që kishte veshur në ditën e madhe.

Sipas mediave të huaja, e reja me emrin Lyaman Mammadli u akuzua nga bashkëshorti dhe prindërit e tij se ishte shfaqur “lakuriq” në dasmë, vetëm sepse kishte zgjedhur një fustan që i zbulonte supet dhe krahët.

Babai i saj, Murad Bayramov, tregoi për mediat se vajza e tij ishte tronditur thellë nga përplasjet dhe pas grindjeve të njëpasnjëshme, i mori jetën vetes në kopshtin e shtëpisë së prindërve, në qytetin Mingachevir.

“Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë. Vajza ime nuk e duroi dot dhe i mori jetën vetes,” – u shpreh babai i saj.

Ai rrëfeu se debati filloi menjëherë pas dasmës dhe vazhdoi edhe të nesërmen, me akuza të forta nga familja e dhëndrit, të cilët pretendonin se vajza kishte “turpëruar” familjen.

Babai i Mammadlit hodhi poshtë raportimet se martesa ishte e detyruar, duke sqaruar se vajza e tij ishte e lumtur për martesën me Elnur Mamedlin, 33 vjeç, por u shkatërrua emocionalisht pas reagimeve fyese.

Ai shtoi se burri i saj tentoi të merrte pjesë në funeral, por familja e vajzës nuk e lejoi, duke e përzënë nga ceremonia.

Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Azerbajxhan.

img 7653

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports