Babai konsumon drogë në prani të vajzës 1-vjeçare – fëmija përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Patisias në Greqi, ku një fëmijë 1-vjeçar është gjetur pa ndjenja brenda banesës ku jetonte me të atin e saj 27-vjeçar. Sipas mediave greke dhe burimeve policore, gjendja shëndetësore e të miturës është rënduar si pasojë e ekspozimit ndaj lëndës narkotike që i ati konsumonte në prani…

1 minute

Read Time

img 6989

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Patisias në Greqi, ku një fëmijë 1-vjeçar është gjetur pa ndjenja brenda banesës ku jetonte me të atin e saj 27-vjeçar.

Sipas mediave greke dhe burimeve policore, gjendja shëndetësore e të miturës është rënduar si pasojë e ekspozimit ndaj lëndës narkotike që i ati konsumonte në prani të saj. Vogëlushja është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në intubim, ndërsa po lufton për jetën.

Policia ka arrestuar 27-vjeçarin, i cili akuzohet për neglizhencë ndaj të miturit dhe përdorim të lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

Autoritetet greke kanë nisur gjithashtu procedurat për vlerësimin e kujdestarisë së fëmijës dhe ndihmës sociale për rastin.

img 6989

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports