Lajmi i fundit/ Gjendet trupi i pa jetë i një gruaje në lumin Shkumbin
Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e zonës së Krastës kanë lajmëruar policinë pasi kanë identifikuar në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një gruaje.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet zjarrfikëse. Për shkak të errësirës, palombarët nuk kanë mundur të ndërhyjnë, ndërsa operacioni për nxjerrjen e trupit është kryer nga 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga ujërat e rrëmbyera.
Viktima, një grua rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri më tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.
Burime policore bëjnë me dije se ndërhyrja për nxjerrjen e trupit ka qenë tepër e vështirë për shkak të prurjeve të mëdha të ujit pas reshjeve të fundit dhe errësirës në zonë.
