Lajmi i fundit/ Gjendet trupi i pa jetë i një gruaje në lumin Shkumbin

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e zonës së Krastës kanë lajmëruar policinë pasi kanë identifikuar në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një gruaje. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet zjarrfikëse. Për shkak të errësirës, palombarët nuk kanë mundur të ndërhyjnë, ndërsa operacioni për nxjerrjen e trupit është…

1 minute

Read Time

img 8863

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e zonës së Krastës kanë lajmëruar policinë pasi kanë identifikuar në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një gruaje.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet zjarrfikëse. Për shkak të errësirës, palombarët nuk kanë mundur të ndërhyjnë, ndërsa operacioni për nxjerrjen e trupit është kryer nga 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga ujërat e rrëmbyera.

Viktima, një grua rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri më tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.

Burime policore bëjnë me dije se ndërhyrja për nxjerrjen e trupit ka qenë tepër e vështirë për shkak të prurjeve të mëdha të ujit pas reshjeve të fundit dhe errësirës në zonë.

img 8863

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports