Ka nisur “Foltorja Parlamentare” e PD përpara Kryeministrisë

img 9118

Partia Demokratike ka çelur sot edicionin e radhës të “Foltores Parlamentare”, një formë proteste dhe komunikimi publik që do të zhvillohet çdo javë përpara godinës së Kryeministrisë. Ashtu si në javën e parë, edhe këtë herë pritet që përfaqësues të PD-së të mbajnë fjalime dhe të denoncojnë, sipas tyre, rastet më të fundit të keqqeverisjes.

Kjo nismë synon të krijojë një hapësirë alternative debati jashtë sallës së Parlamentit, ku opozita pretendon se zëri i saj nuk dëgjohet. Demokratët deklarojnë se “Foltorja Parlamentare” do të shërbejë si tribunë e përjavshme për të ekspozuar problematikat e qeverisjes, vendimet kontroverse dhe abuzimet që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Protesta është parashikuar të vazhdojë në të njëjtin format çdo javë, duke u shndërruar në një traditë të re të veprimit opozitar.

img 9118

About The Author