Rrëshqitje masive dheu në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga bëhet e pakalueshme

Një rrëshqitje masive dheu dhe shkëmbinjsh është regjistruar në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, në afërsi të tuneleve, duke e bërë të pakalueshëm segmentin kryesor. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar shkëputjen e gurëve dhe dherave nga shpatet anësore. Për shkak të situatës, kompania kontraktore e…

1 minute

Read Time

screenshot

Një rrëshqitje masive dheu dhe shkëmbinjsh është regjistruar në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, në afërsi të tuneleve, duke e bërë të pakalueshëm segmentin kryesor. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar shkëputjen e gurëve dhe dherave nga shpatet anësore.

Për shkak të situatës, kompania kontraktore e mirëmbajtjes ka aktivizuar bypass-in provizor për të mundësuar kalimin e mjeteve dhe shmangien e bllokimit të qarkullimit.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore të zonës, u hap vetëm pak muaj më parë, në shtator të këtij viti. Aktualisht pritet ndërhyrja e mjeteve të posaçme për pastrimin e aksit dhe rikthimin e lëvizjes normale.

screenshot

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports