Goditje nga Kushtetuesja, rrëzohet qeveria Rama
Gjykata Kushtetuese e bëri publik vendimin e saj të premten vonë, duke mbajtur për disa orë në ankth qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e së premtes, kryeministri Rama nuk është larguar nga zyra e tij në Kryeministri, ndërsa Balluku, pas një daljeje të shkurtër, është rikthyer sërish në godinën qeveritare në orët e para të drekës.
Fillimisht u mendua se drejtuesit e qeverisë do të prisnin aty vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por zgjatja e mbledhjes përtej parashikimeve deri në orët e mbrëmjes, duket se ka sjellë largimin e tyre nga zyrat respektive gjatë pasdites.
Në momentin e shpalljes së vendimit, rreth orës 22:00, godina qendrore e qeverisë ka qenë e boshatisur, ndërsa dritat kanë qenë të fikura, duke treguar se lajmi është pritur në banesat private të drejtuesve të ekzekutivit.
