Gjendet trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, 28 ditë pas rënies në përroin e Fullqetit

Është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që humbi jetën pasi ra me automjet në përroin e fshatit Fullqet, në bashkinë Klos. Trupi është lokalizuar në zonën e Urakës, në liqenin e Ulzës, rreth 30 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti, duke konfirmuar dyshimet se i riu është marrë nga rrjedha e ujit.…

1 minute

Read Time

img 1676

Është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që humbi jetën pasi ra me automjet në përroin e fshatit Fullqet, në bashkinë Klos.

Trupi është lokalizuar në zonën e Urakës, në liqenin e Ulzës, rreth 30 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti, duke konfirmuar dyshimet se i riu është marrë nga rrjedha e ujit.

Prej 28 ditësh, për gjetjen e tij janë zhvilluar kërkime intensive nga forcat e Policisë së Shtetit, polumbarët e RENEA-s, Forcat e Armatosura, si edhe një njësi speciale e FSK-së së Kosovës.

Sipas të dhënave paraprake, për arsye ende të paqarta, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në përroin pranë fshatit Dars, duke u zhytur në rrjedhën e ujit. Policia kishte dyshuar që në fillim se trupi i Karajt ishte marrë nga rrjedha e përroit.

Shoferi i mjetit, shtetasi A. L., është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, nën akuzën e mosdhënies ndihmë ndaj një personi të përfshirë në aksident.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë ligjore të secilit person të përfshirë.

img 1676

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports