Futbolli shqiptar në qendër të vëmendjes gazeta gjermane “Heute” shkruan: Fitore historike shqiptare, polemika e shqiponjës dykrenare ndez fushën
Në një përballje të fortë dhe të pritur me padurim, Shqipëria ka arritur një fitore historike ndaj Serbisë, duke triumfuar me 1-0. Goli vendimtar u shënua nga Rei Manaj, duke siguruar një moment të paharrueshëm për tifozët kuqezi.
Megjithatë, ndeshja nuk kaloi pa polemika. Në fushë u shfaq një provokim me shqiponjën dykrenare, gjest që nxiti tensione mes lojtarëve dhe stafeve të të dyja kombëtareve.
Sipas gazetës gjermane „Heute“, ky incident ka nxitur diskutime mbi simbolet dhe tensionet politike që mund të pasojnë ndeshjet sportive, ndërsa fitore e Shqipërisë mbetet një moment historik për futbollin kombëtar./albnews
