Zbulohen fragmente kockash në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohet se janë njerëzore

Fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore janë zbuluar në Shpellën e Kopiles, në zonën e liqenit termik të Leskovikut. Kockat janë konstatuar brenda liqenit termik, i cili u zbulua disa muaj më parë nga një grup studiuesish çekë. Zbulimi është bërë mbrëmjen e djeshme gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë, raporton gazetarja Daniela…

1 minute

Read Time

img 8028

Fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore janë zbuluar në Shpellën e Kopiles, në zonën e liqenit termik të Leskovikut. Kockat janë konstatuar brenda liqenit termik, i cili u zbulua disa muaj më parë nga një grup studiuesish çekë.

Zbulimi është bërë mbrëmjen e djeshme gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë, raporton gazetarja Daniela Zisi për Klan News. Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Kolonjës, të cilat kanë ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat.

Policia ka siguruar zonën dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, po vijon hetimet për të përcaktuar origjinën e mbetjeve kockore dhe nëse ato i përkasin një ose më shumë personave.

Hetimet pritet të përfshijnë edhe ekspertë mjeko-ligjorë për analizën e fragmenteve, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi gjetjen.

img 8028

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports