Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zbulohet gjendja e dy të plagosurëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Tiranën, ku 30-vjeçari Elvis Shkëmbi ka qëlluar për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore, si dhe ka plagosur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë kundërshtare në procesin civil. Sipas të dhënave paraprake, Elvis Shkëmbi ka qëlluar tre herë me…

1 minute

Read Time

img 6640

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Tiranën, ku 30-vjeçari Elvis Shkëmbi ka qëlluar për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore, si dhe ka plagosur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë kundërshtare në procesin civil.

Sipas të dhënave paraprake, Elvis Shkëmbi ka qëlluar tre herë me armë ndaj gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend.

img 6640

Përveç viktimës, në ngjarje mbetën të plagosur edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj. Burime për Top Channel bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të dalin nga spitali gjatë ditës së sotme.
Sipas të njëjtave burime, Ervis Kurtaj ka marrë një plumb në krah, i cili ka hyrë dhe dalë pa shkaktuar dëmtime serioze, ndërsa i ati Rakip Kurtaj ka pësuar vetëm djegie sipërfaqësore nga përplasja, pa u qëlluar drejtpërdrejt me armë.

Menjëherë pas krimit, autori Elvis Shkëmbi është dorëzuar te një patrullë policie në dalje të gjykatës.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports