Vlorë – 57-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, Policia po heton rrethanat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Vlorës, ku një 57-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas informacioneve zyrtare, viktima është shtetasja me iniciale M. B. Policia njofton se gruaja kishte kryer pak ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa aktualisht po verifikohen të gjitha rrethanat që mund të…

1 minute

Read Time

img 7572

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Vlorës, ku një 57-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas informacioneve zyrtare, viktima është shtetasja me iniciale M. B.

Policia njofton se gruaja kishte kryer pak ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa aktualisht po verifikohen të gjitha rrethanat që mund të kenë çuar në vdekjen e saj. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të humbjes së jetës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori. Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Autoritetet janë duke mbledhur prova dhe deklarime, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë deri në përfundimin e ekspertizës.

img 7572

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports