Vjedhje e një dyqani bizhuterish në bulevardin “Qemal Stafa”, policia nis hetimet

img 1095

Një rast vjedhjeje është regjistruar më datë 28.01.2026 në qytetin e Elbasanit. Shtetasi A. L. ka kallëzuar në Polici se nga dyqani i tij i bizhuterive, i ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa”, janë vjedhur sende me vlerë.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

img 1095

About The Author