Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet. Një person është gjetur i pajetë pranë stadiumit “Air Albania”, në zonën e qendrës së Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, ende e paidentifikuar, dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Mësohet se ai ishte duke ecur kur është rrëzuar papritur në tokë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.















