Tragjedi në poligon, qytetari i jep fund jetës me armë

img 7194

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një qytetar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Bledi Hasanmemi, frekuentues i rregullt i poligonit, i cili sipas burimeve nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë.

Paraprakisht dyshohet se Hasanmemi po përballej kohët e fundit me probleme ankthi dhe depresioni, çka mund të ketë ndikuar në vendimin fatal.

Ngjarja ka ndodhur në prani të një miku të tij dhe instruktorit të qitjes, të cilët janë shoqëruar nga policia për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rrethanat e incidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve që çuan në këtë akt tragjik.

img 7194

About The Author