Tragjedi në Laprakë, babai i tre fëmijëve humb jetën pasi u hodh nga pallati

img 7707

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Laprakës në Tiranë.

Sipas burimeve, një banor i lagjes ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga pallati ku banonte.

Viktima, i cili sipas informacioneve paraprake ishte baba i tre fëmijëve, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast se përballen me vështirësi emocionale ose mendime vetëvrasëse, të kërkojnë ndihmë te specialistët apo të kontaktojnë linjat e dedikuara për mbështetje psikologjike.

img 7707

About The Author