,

Neda Balluku zyrtarizon ndarjen nga Ogren Balluku: “Prej kohësh jetojmë të ndarë”

Moderatorja dhe ish-banore e “Big Brother”, Neda Balluku, ka konfirmuar publikisht se ka depozituar në gjykatë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Deklarata u bë mbrëmjen e së hënës gjatë emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku Neda foli hapur për fundin e martesës së saj…

1 minute

Read Time

img 8119

Moderatorja dhe ish-banore e “Big Brother”, Neda Balluku, ka konfirmuar publikisht se ka depozituar në gjykatë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Deklarata u bë mbrëmjen e së hënës gjatë emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku Neda foli hapur për fundin e martesës së saj pas dhjetë vitesh lidhje.

“Keq më vjen, mund ta imagjinojnë të gjithë. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Edhe më 2020 ndodhi, por u përpoqëm dhe ia dolëm ta mbajmë familjen së bashku. Nga ai pajtim erdhi në jetë vajza”, tha ajo, duke shtuar se “prej shumë kohësh marrëdhënia nuk ishte më e shëndetshme” dhe se “jetonin të ndarë prej vitesh”.

Moderatorja theksoi se tashmë prioriteti i saj janë fëmijët dhe se shpreson që procesi i divorcit të kalojë pa probleme.

“Kam bërë kërkesën për divorc dhe do të doja të mos ketë më diskutime për këtë çështje”, u shpreh ajo.

Kërkesa për divorc u depozitua në gjykatë të hënën – në të njëjtën ditë kur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) akuzat për korrupsion në shuma të mëdha. E pyetur nëse kishte lidhje mes dy ngjarjeve, Neda u përgjigj shkurt:

“Asnjë vendim nuk është i pamenduar.”

Çifti Neda dhe Ogren Balluku u njohën gjatë reality show-t “Big Brother 4”, ku lidhja e tyre tërhoqi shumë vëmendje. Ata u martuan në verën e vitit 2015 dhe janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve, Serzh dhe Zai, si dhe vajzës Suzie Ann.

img 8119

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports