Tragjedi në Aeroportin e Prishtinës – një person humb jetën papritur gjatë check-in-it

img 7473

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një person ka humbur jetën papritur gjatë procedurave të regjistrimit për fluturim (check-in).

Sipas informacioneve të para, viktima ishte duke u përgatitur për të udhëtuar kur papritur është rrëzuar në tokë, duke shkaktuar panik te udhëtarët dhe stafi i pranishëm. Personeli mjekësor i aeroportit ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, por përpjekjet për ta shpëtuar kanë qenë të pasuksesshme.

Autoritetet e aeroportit dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, të cilat ende nuk janë bërë publike.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur deri në publikimin e këtij lajmi, në pritje të njoftimit zyrtar nga organet kompetente.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe tek udhëtarët, ndërsa disa fluturime janë vonuar përkohësisht për shkak të zhvillimit të procedurave hetimore në vendngjarje.

img 7473

About The Author