Trafiku në Elbasan, makth i përjavshëm për qytetarët: deri në dy orë për 7 kilometra

Trafiku në Elbasan është kthyer në një makth të përjavshëm për qytetarët, veçanërisht gjatë të dielave pasdite, kur mijëra automjete kthehen nga fundjava drejt Tiranës apo Durrësit. Për të përshkuar vetëm 6 deri në 7 kilometra të unazës së qytetit, drejtuesve të mjeteve u duhen deri në dy orë, për shkak të trafikut të rënduar…

1 minute

Read Time

img 7025

Trafiku në Elbasan është kthyer në një makth të përjavshëm për qytetarët, veçanërisht gjatë të dielave pasdite, kur mijëra automjete kthehen nga fundjava drejt Tiranës apo Durrësit.

Për të përshkuar vetëm 6 deri në 7 kilometra të unazës së qytetit, drejtuesve të mjeteve u duhen deri në dy orë, për shkak të trafikut të rënduar dhe mungesës së menaxhimit efikas nga autoritetet.

Situata bëhet edhe më kaotike nga sjelljet e papërgjegjshme të disa shoferëve, të cilët, për shkak të padurimit, parakalojnë gabim, bllokojnë korsitë dhe pengojnë qarkullimin në rrugët dytësore.

Banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve kërkojnë masa urgjente për përmirësimin e qarkullimit, përfshirë rregullimin e sinjalistikës, praninë e policisë rrugore dhe menaxhimin më të mirë të fluksit të mjeteve në ditët me ngarkesë të lartë.

Në mungesë të ndërhyrjeve konkrete, trafiku në Elbasan pritet të mbetet një problem i përsëritur çdo fundjavë, duke u kthyer në një provë durimi për qytetarët dhe vizitorët e qytetit.

img 7025

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports