Titull: Juan Carlos I rrëfen për herë të parë tragjedinë e vrasjes aksidentale të vëllait

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, ka zbuluar për herë të parë detaje të ngjarjes tragjike që i mori jetën vëllait të tij më të vogël, Alfonso, kur ishin adoleshentë. Rrëfimi ndodhet në librin e tij të ri me 500 faqe, të botuar së fundmi në Francë, me titullin “Juan Carlos I d’Espagne: Réconciliation”. 87-vjeçari,…

1 minute

Read Time

img 8591

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, ka zbuluar për herë të parë detaje të ngjarjes tragjike që i mori jetën vëllait të tij më të vogël, Alfonso, kur ishin adoleshentë. Rrëfimi ndodhet në librin e tij të ri me 500 faqe, të botuar së fundmi në Francë, me titullin “Juan Carlos I d’Espagne: Réconciliation”.

87-vjeçari, i cili prej vitesh jeton në Dubai, tregon se ngjarja ndodhi në vitin 1956, në shtëpinë e familjes në Portugali, ku ai dhe vëllai i tij 14-vjeçar po luanin me një pistoletë. Sipas ish-mbretit, ai besohej se arma ishte e zbrazur, pasi karikatori ishte hequr, por në tytë kishte mbetur një plumb.

“E kishim hequr karikatorin. Nuk kishim asnjë ide që kishte mbetur një plumb në tytë. Një e shtënë u dëgjua në ajër, plumbi u përplas dhe goditi vëllain tim drejt e në ballë. Ai vdiq në krahët e babait tonë,” shkruan ai.

Juan Carlos shton se kjo tragjedi ka qenë plagë e hapur gjatë gjithë jetës së tij.

“Nuk do ta marrë veten kurrë nga kjo tragjedi. Rëndësia e saj do të më shoqërojë përgjithmonë”, shprehet ai.

Në atë kohë, nuk u hap asnjë hetim gjyqësor për ngjarjen. Rrethanat e vdekjes së Alfonsos mbetën për dekada subjekt i thashethemeve dhe versioneve kontradiktore. Disa dëshmi pohonin se ngjarja ndodhi teksa Juan Carlos po e drejtonte armën si lojë, ndërsa të tjera sygjerojnë se arma u shkrep aksidentalisht pas një përplasjeje.

Për herë të parë, ish-mbreti vendosi ta tregojë vetë historinë, duke e përfshirë në një kapitull të shkurtër të titulluar “Tragjedia”. Publikimi, sipas tij, është pjesë e një përpjekjeje për t’u pajtuar me të kaluarën dhe me djalin e tij, Mbretin Felipe VI.

img 8591

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports