Tentoi t’i arratisej ‘Shqiponjave’, 31-vjeçari përplas 7 automjete dhe 1 motor! Lëndohet polici dhe gruaja

Një ngjarje e rëndë rrugore dhe penale ndodhi para pak minutash në afërsi të Saukut, ku një 31-vjeçar me emrin Imer Krrashi u arrestua pas një ndjekjeje intensive, pasi shtyu me automjetin tij disa mjete dhe përplasi një motor ku ndodhej një polic jashtë shërbimit dhe bashkëshortja e tij. Sipas informacionit të siguruar, Krrashi u…

1 minute

Read Time

screenshot

Një ngjarje e rëndë rrugore dhe penale ndodhi para pak minutash në afërsi të Saukut, ku një 31-vjeçar me emrin Imer Krrashi u arrestua pas një ndjekjeje intensive, pasi shtyu me automjetin tij disa mjete dhe përplasi një motor ku ndodhej një polic jashtë shërbimit dhe bashkëshortja e tij.

Sipas informacionit të siguruar, Krrashi u ndalua fillimisht për kontroll nga efektivët në zonën e Liqenit të Thatë. Kur policia tentoi të kontrollonte mjetin e tij, i dyshuari u largua me shpejtësi drejt zonës së Tegut. Gjatë arratisjes, ai ka përplasur shtatë makina dhe një motor, duke shkaktuar plagosjen rëndë të policit jashtë shërbimit dhe të bashkëshortes së tij. Të dy raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rëndë.

screenshot

Pas një ndjekjeje intensive nga efektivët e policisë, Imer Krrashi u arrestua dhe atij i është sekuestruar arma e zjarrit që mbante me vete. Autoritetet bënë me dije se procedimet hetimore janë duke vijuar për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes, si dhe për të dokumentuar dëmet materiale dhe shkeljet penale të mundshme.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports