Të paktën 64 të vdekur në një operacion masiv policor në Rio de Janeiro, efektivët futen në favelat e famshme

img 7760

Rio de Janeiro, 29 tetor 2025 — Të paktën 64 persona, përfshirë katër oficerë policie, humbën jetën gjatë një operacioni të madh policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, raportoi CNN Brasil.

Guvernatori i shtetit, Cláudio Castro, tha se gjatë aksionit u konfiskuan sasi të mëdha droge dhe të paktën 42 pushkë. Ai e përshkroi ndërhyrjen si “operacionin më të madh në historinë e Rio de Janeiros”.

Operacioni, i cili ishte planifikuar për më shumë se një vit dhe përfshiu mbi 2,500 forca policore, kishte për qëllim frenimin e zgjerimit territorial të grupit kriminal Comando Vermelho.

Pamjet e publikuara nga Reuters treguan tym të zi që ngrihej mbi lagjen Alemão, ndërsa automjete të djegura u përdorën si barrikada pas përleshjeve.

Aksione të tilla janë të zakonshme në Rio përpara ngjarjeve ndërkombëtare — dhe javën e ardhshme qyteti do të presë Samitin Botëror të Kryebashkiakëve për Klimën (C40).

img 7760

About The Author