Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazani për besimtarët myslimanë, një periudhë e rëndësishme përkushtimi, reflektimi dhe solidariteti shpirtëror.

c4ab228f 7848 477b bf85 0a1e82aed329

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarët iu drejtuan xhamive për të falur namazin e sabahut dhe për të nisur ditën e parë të agjërimit. Atmosfera ishte e mbushur me lutje dhe urime për një agjërim të lehtë e të pranuar, ndërsa familjet u bashkuan në syfyr përpara agimit.

Gjatë këtij muaji, myslimanët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim, duke hequr dorë nga ushqimi dhe pijet, si dhe duke iu përkushtuar më shumë lutjes, bamirësisë dhe veprave të mira.

Sipas kalendarit islam, iftari në ditën e parë të agjërimit do të hapet në orën 17:25.

Ramazani pritet të zgjasë 29 ose 30 ditë, në varësi të shikimit të hënës së re, për t’u përmbyllur me festën e Fitër Bajramit.

About The Author