Shtyjeni pas vitit 2028 blerjen e apartamentit të ëndërruar! Tre vendimet e qeverisë që po mbajnë lart çmimet e banesave në Shqipëri
Ndërtimi mbetet një prej motorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar rreth 19% të PBB-së në vitin 2023 dhe duke punësuar dhjetëra mijëra persona.
Ky sektor, që përfshin qindra kompani dhe projekte ndërtimi, prej vitesh është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave buxhetore, përmes taksave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta.
Megjithatë, të dhënat më të fundit tregojnë një ngadalësim të dukshëm të ritmeve të rritjes. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, ndikimi i ndërtimit në rritjen e PBB-së ishte vetëm 0,3 pikë përqindje — niveli më i ulët në disa vite.
Në këtë kontekst, duket se qeveria ka ndërmarrë disa masa të sinkronizuara për të mbajtur në këmbë sektorin e ndërtimit dhe, rrjedhimisht, për të ruajtur çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.
