4 muaj betejë, humb jetën djali i ri i aksidentuar disa ditë më parë 

Pas më shumë se tre muajsh betejë të vazhdueshme me jetën, Ersi Perparim Fusha, 25 vjeç, është ndarë nga jeta këtë të hënë, më 6 tetor. I riu nga Rrubjeka ishte plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 qershor në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, ku dy automjete tip “Benz” u përplasën me…

1 minute

Read Time

img 6630

Pas më shumë se tre muajsh betejë të vazhdueshme me jetën, Ersi Perparim Fusha, 25 vjeç, është ndarë nga jeta këtë të hënë, më 6 tetor. I riu nga Rrubjeka ishte plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 qershor në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, ku dy automjete tip “Benz” u përplasën me forcë.

Ersi qëndroi për javë të tëra në kujdes intensiv, ndërsa familja dhe miqtë nuk reshtën së shpresuari. Apeluan për ndihmë, për gjak, për lutje… por plagët e marra ishin fatale. Sot, ai mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një boshllëk të thellë për të gjithë ata që e njohën si një djalë plot jetë, të dashur dhe të përkushtuar.

img 6630

Varrimi i tij do të zhvillohet sot, më 6 tetor, ora 14:00, në fshatin Rrubjekë të Maminasit. Ngushëllime të sinqerta familjes Fusha për këtë humbje të parakohshme. Kujtimi i Ersit do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e deshën.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports