Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit me duartrokitje në Tetovë
Në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, u zhvillua sot ceremonia e fundit për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi. Familjarë, miq dhe kolegë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke kujtuar jetën dhe krijimtarinë e tij artistike dhe duke nderuar kontributin që ai la në muzikën shqiptare.
Nëna dhe familjarët e artistit pritën qytetarët që shkuan për të shprehur ngushëllimet e tyre. Gjatë ceremonisë, motra e tij, Jehona Kasapi, ishte e prekur thellë dhe nuk mundi të mbante lotët, ndërsa atmosfera në sallë ishte e rënduar dhe emocionale.
Mes të pranishmëve ishin edhe figura të njohura të skenës muzikore shqiptare, përfshirë këngëtaren Dafina Zeqiri me bashkëshortin Kreshnikun dhe kunatin e saj, Big Mama, Blero, Adelina Tahiri, si dhe shumë artistë të tjerë.
Varrimi i Shpat Kasapit do të zhvillohet sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë.
