Shpallet në kërkim kushëriri i një biznesmeni të përfshirë në abuzimin me tenderët e AKSHI-së

img 0156

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim këtë të dielë, më 21 dhjetor, kushëririn e njërit prej biznesmenëve të përfshirë në çështjen e abuzimit me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas raportimit të gazetares së Klan News, Glidona Daci, hetimi u thellua pasi zyrtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e biznesmenit me inicialet Er.A, zbuluan një kantinë me verëra të rralla dhe me vlerë të konsiderueshme.

Zbulimi i koleksionit ka çuar në shpalljen në kërkim të kushëririt të tij, En.A, i cili dyshohet se ka hequr nga banesa koleksionin e shtrenjtë të verërave të konfiskuara si mall kontrabandë. Sipas prokurorisë, veprimet e tij kanë shmangur inventarizimin zyrtar dhe pagesën e akcizës së detyrueshme, ndërsa dyshohet gjithashtu se ka dëmtuar serverët e kamerave të sigurisë.

Koleksioni i verërave të rralla i gjetur në banesë iu nënshtrua kontrollit nga Doganat. Pas inventarizimit, u konstatua se shishet nuk ishin të pajisura me pullë fiskale dhe përfshinin verëra me çmime të ndryshme. Për shkak të sasisë së madhe, pas përfundimit të inventarit, vera u la në kantinë, pasi transporti i saj nuk mund të realizohej gjatë natës nga autoritetet doganore.

Hetimet për këtë çështje vijojnë.

img 0156

About The Author