Punonjësi i kompanisë së internetit humb jetën në Shkodër, dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike

img 8714

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme, më 9 nëntor, në lagjen “Salo Halili” të qytetit të Shkodrës, ku një punonjës i një kompanie interneti ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi A. F., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25 të paradites.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Rreth orës 10:25, në lagjen ‘Salo Halili’, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

img 8714

About The Author