PS rrëzon amendamentet e PD në Komisionin e Jashtëm, miratohet varianti i qeverisë për Bordin e Paqes

Partia Socialiste rrëzoi në Komisionin për Politikën e Jashtme amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, të cilat synonin heqjen e emrit të kryeministrit Edi Rama nga projektligji për Bordin e Paqes. Amendamentet e opozitës parashikonin që Shqipëria të përfaqësohej në këtë bord nga Presidenti i Republikës ose, me autorizimin e tij, nga kryeministri i vendit.…

1 minute

Read Time

img 0987

Partia Socialiste rrëzoi në Komisionin për Politikën e Jashtme amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, të cilat synonin heqjen e emrit të kryeministrit Edi Rama nga projektligji për Bordin e Paqes.

Amendamentet e opozitës parashikonin që Shqipëria të përfaqësohej në këtë bord nga Presidenti i Republikës ose, me autorizimin e tij, nga kryeministri i vendit. Megjithatë, mazhoranca socialiste votoi kundër këtyre ndryshimeve, duke i hapur rrugë miratimit të versionit të propozuar nga qeveria.

Në përfundim të mbledhjes, Komisioni i Jashtëm miratoi projektligjin sipas variantit zyrtar të qeverisë, duke lënë në fuqi formulimin aktual që parashikon përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes.

Projektligji pritet të kalojë për shqyrtim dhe votim edhe në seancën plenare të Kuvendit.

img 0987

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports